Arsyetimi qesharak i Deontay Wilder për humbjen nga Tyson Fury

Deontay Wilder ka thënë se kostumi që kishte veshur në rrugën drejt ringut kishte një peshë rreth 20 kilogramë dhe se kjo ishte arsyeja kryesore e humbjes së tij nga Tyson Fury.

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda ka shtuar se ai planifikon ta aktivizojë klauzolën në kontratë për një revansh të dytë, shkruan Zëri.info.

Wilder ka thënë se kostumin në fjalë e ka veshur në nderim të ‘Muajit Historik të Zi’, por që pesha e tij i kushtoi rëndë në përballjen e së shtunës.

“Kostumi nuk më lëndoi, por ishte shumë i rëndë për mua”, ka thënë fillimisht Wilder për ‘Yahoo Sport’.

“Këmbët i kisha të lodhura nga fillimi, por unë jam një luftëtar dhe njerëzit e dinë këtë”, vlerësoi më tej boksieri i mirënjohur.

“Shumë njerëz më thanë se diçka nuk shkonte me mua. Por, unë e dhashë maksimumin”, shtoi Wilder./Zëri.info