Aspak e pritur: Wilder nuk 'ngopet' me humbjen, kërkon revansh ndaj Furyt

Deontay Wilder raportohet se është duke kërkuar sërish rikthimin në ring për një revansh me Tyson Fury.

Sipas 'The Athletic', Wilder dëshiron ta aktivizojë klauzolën e revanshit me Furyn pavarësisht humbjes brutale në përballjen e së shtunës, shkruan Zëri.info.

Megjithatë, një revansh i tillë vështirë se mund të ndodhë në gjysmën e parë të këtij viti.

Fury ishte dukshëm boksier më i mirë të shtunën dhe e fitoi ndeshjen me plotë meritë ndaj Wilder.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në vazhdim./Zëri.info