Komuna merr vendim, e diela ditë pushimi edhe në Podujevë

Komuna ka miratuar rregulloren për orarin e punës së bizneseve që operojnë në terrirtorin e Podujevës.

Si shumë komuna tjetra të Kosovës, edhe Podujeva ka marr vendim që dita e diele të bëhet ditë pushimi për të gjitha bizneset, transmeton Zëri.info

Këtë e ka bërë të ditur, nënkryetari i kësaj komune, Nexhmi Rudari, i cili ka thënë se vendimi do t ëhy në fuqi nga data 1 mars.