Brenda festës së ‘çmendur’ Tyson Furyt në Las Vegas pas triumfit ndaj Wilderit  

Tyson Fury ka treguar njërën prej paraqitjeve të tij më të mira në karrierë për t’i dhënë fund sundimit pesë-vjeçar të Deontay Wilderit si kampion i botës në kategorinë e peshave të rënda në WBC, shkruan zeri.info

Fitorja e Furyt erdhi në raundin e shtatë me nokaut teknik, derisa ekipi i Wilderit hodhi peshqirin dhe britaniku u shpall kampioni i ri i botës.

Britaniku ia shkaktoi humbjen e parë në karrierë Wilderit.

Edhe pse njëherë tha se do të kalojë një natë të qetë pas fitores.

Fury ka vendosur që të festojë triumfin e tij në njërën prej ambienteve më luksoze të Las Vegasit.

Në festën e tij ai është parë duke kënduar dhe duke kërcyer përkrah gruas së tij./Zëri