Tragjedi në Kumanovë, humbin jetën tre fëmijë

Sipas informatava jozyrtare, në fshatin Rahmanli të Kumanovës, gjatë djegies së shtëpisë, kanë humbur jetën tre fëmijët që jetonin aty, shkruan Gazeta Express.

Dyshohet se shkaku i shpërthimit është bombola e gazit, me të cilën është shërbyer familja.

Ende nuk është konfirmuar rasti nga autoritetet zyrtare. Ekipet e zjarrfikesve dhe ndihma e shpejtë janë në terren.