Të fitosh 15 mijë euro, për të ndenjur shtrirë gjithë ditën! Oferta e pazakontë

Të rrish shtrirë në krevat për 60 ditë ose në një vaskë plotë me ujë, për një javë.

Është ky propozimi që bëhet në kuadër të dy programeve kërkimore të Agjencisë Hapësinore Europiane (ESA),

e cila po përzgjedh vullnetarët për të studiuar efektet e gravitetit në trupin e njeriut.

Në këmbim ofrohen 15 mijë euro. Testimet do të zhvillohen në institutet e mjekësisë hapësinore Medes në Tuluzë të Francës dhe Jozef Stefan di Planica në Slloveni.

Informacione më të hollësishme gjenden në sajtin e European Space Agency.