Modelja shqiptare pjesë e firmës së njohur të modës
Modelja shqiptare Dorina Gegiçi është bërë sot pjesë e firmës se njohur të modës, Philiplein.
Dorina Gegiçi tashmë zyrtarisht pritet të jetë shqiptarja e parë modele që do të jetë pjesë e një shtëpie të madhe të modës.
Ajo, ditë më parë ishte parë duke sfiluar në rrugët e Milanos me nje fustan të tejdukshëm. Tani u vërtetua se tërë kjo ishte pjesë e një testi të firmës se njohur që ta marrë atë ne radhët e veta.
Dorina, edhe para kësaj ishte pjesë e sfilatave të ndryshme por ky sukses konsiderohet shumë i madh për të, pasi që do të jetë pjesë e një projekti të madh te nje kompanie të madhe si Philipp Lein.