Google heq rreth 600 aplikacione Android nga Play Store

Google vazhdimisht po e pastron Play Store, duke hequr sa më shumë aplikacione “përçarëse”.

Së fundi gjigandi i teknologjisë ka hequr afro 600 aplikacione nga Play Store.

Sipas tyre, arsyetimi për heqjen e aplikacioneve është se ata shkelën dy nga politikat e kompanive në lidhje me mënyrën e reklamimit të tyre.

Google përkufizon një reklamë shqetësuese që u shfaqet përdoruesve në mënyra të papritura dhe rezulton me klikime të paqëllimshme.

Google pretendon se ato ishin në gjendje të zbulohen falë një qasjeje inovative që kompania ka zhvilluar kohët e fundit.

Aplikikacionet janë hequr nga Google Play Store dhe janë ndaluar nga AdMob dhe Ad Manager.