Futbolli në zi, ndahet nga jeta në moshë të re trajneri mitrovicas

Sporti kosovar ka marrë sot një lajm të hidhur, shkruan Zëri.info.

Në moshën 49 vjeçare pas një sëmundjeje është ndarë nga jeta trajneri i Trepçës, Gëzim Kaçaniku, duke bërë kështu që futbolli kosovar të mbetet pa një kontribues të madh, ish-futbollist e trajner.

Vepra e trajnerit Kaçaniku do mbetet në kujtimet e secilit që e njohu dhe ishte afër sportit të futbollit. /Zeri.info