Ambasada e Kosovës në Gjermani së bashku me atë të Danimarkës festojnë 12 vjetorin e pavarësisë

Në këtë manifestim, prezent ishin edhe ambasadori jo rezident i Kosovës në mbretërinë daneze dhe konsulli i Kosovës në Kopenhagë, Arton Krasniqi,  “Në Kopenhagë të Danimarkës sonte Republika e Kosovës festoi 12 Vjetorin e lindjes së shtetësisë. Ambasadori jorezident i Kosovës në mbretërinë daneze bashkë me Konsullin e Kosovës në Kopenhagë Arton Krasniqi dhe Këshilltaren e Ambasadës në Gjermani, Zonjën Shota Bukoshi, në pritjen për mysafirët nga Kori Diplomatik, përfaqësuesit e Qeverisë daneze si dhe komuniteti shqiptar në Danimarkë falenderuan për praninë në festën për Kosovën!”, ka shkruar Ambasada e Kosovës në Gjermani në postimin e saj.