Mediet serbe vazhdojnë të merren me lojtarin serb që ka pranuar të luajë për Kosovën, nuk iu pëlqen reagimi në Kosovë

Lajmi se Ilija Ivic ka pranuar të bëhet lojtari i parë serb që luan për Kosovën ka sjellë bujë të madhe nëpër medie, transmeton zeri.info

Sigurisht se edhe mediet serbe janë marrë shumë me këtë lajm.

“Reagimet në Serbi janë shumë të pritshme, por kjo nuk mund të thuhet për komentet në rrjetet sociale të shqiptarëve”, shkruan “kurir.rs”.

Mediumi serb përmend disa komente që i kanë uruar mirëseardhje futbollistit.

“Mendoj se pas këtij njoftimi të këtij lajmi, ai do të përballet me presion të madh prej fqinjit tanë verior, por i uroj atij dhe familjes së tij gjithë lumturinë pasi që ka vendosur të jetojë në Kosovë dhe në paqe”, ka thënë një komentues.

“Graçanica është Kosovë. Njerëzit Njerëzit ndajjnë jetën ditore me ne, në paqe. Sebët në Kosovë dhe përtej kanë testuar tolerancën tonë shumë herë dhe kjo ka treguar civilizimin tonë. Kështu, Elijah do të jetë shumë i mirëseardhur, nëse është mjaftueshëm i mirë”, thotë një komentuar tjetër, shkruan mediumi serb “kurir.rs”./Zëri