Instituti Hidrometeorologjik tregon se si do të jetë moti në Kosovë të premten

Sipas IHMK’së, reshje të dobëta priten vetëm në pjesën veriore të rrafshit të Dukagjinit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, parashikon instituti.

IHMK’ja paralajmëron se do të fryjë erë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi maksimale deri 11m/s.