Presidenti njofton se Kosova është njohur nga Xhamajka

“Xhamajka ka njohur republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur”, shkruan Thaçi në Twitter. Tutje, presidenti falënderon kongresistin Eliot Engelin.

Thaçi thotë se “Ky është rezultat i punës së vështirë dhe lobimit për vite të tëra nga kongresisti Eliot Engel”.

“Punë e mirë. Faleminderit miqtë tanë nga Kingstoni”, pëfundon Thaçi.