Ferrari F40 shumë i rrallë u dogj skaj një rruge në Monako
Adhuruesit e modeleve klasike, nuk do të donin kurrë që ta shihnin një skenë të tillë.Monako është qytet shteti më i pasur, që ndodhet në pjesën perëndimore të Evropës.
Qëndrimi në zonat luksoze të kësaj pjese, do t’ju mundësojë vizitorëve që t’i shohin disa prej makinave më të shtrenjta, të vizitorëve të pasur që qëndrojnë aty.
Nëse qëndrohet më gjatë, mund të shihen edhe veturat më të rralla, në mesin e të cilave edhe një Ferrari F40 shumë i rrallë.
Por, në këtë rast, askush nuk do të donte ta shihte në këto rrethana. Kjo veturë klasike, është përfshirë papritmas nga flakët, derisa arsyet ende kanë mbetur të panjohura.
Banori i një ndërtese dykatëshe, shihet duke hedhur ujë mbi makinën që digjej, nga frika se mund të përfshijë pronën e tij, por nuk dukej se kishte sukses.
Zjarrfikësit që kanë arritur brenda një kohe mjaft të shkurtër, e kanë gjetur Ferrari F40, që ishte djegur në tërësi, ndërsa vetëm nxirrte tym.