Kështu dukeshin Mozzik dhe Getinjo para 6 viteve
Mozzik dhe Getinjo rrallë sjellin bashkëpunime, por diçka është e sigurt: ata janë të pandarë në çdo hap që hedhin për sa i përket karrierës. Një marrëdhënie tipike prej vëllezërish, që për djemtë po funksionon më së miri.
Së fundmi, Getinjo duket se ka ndjerë nostalgji për nisjen e rrugëtimit në muzikë, ku edhe këtë herë nuk mund të mos shihej pa Mozzik në krah. Reperi ka postuar një foto të 2014-tës, periudhë kur djemtë nuk i kishin mbushur ende të njëzetat. Me disa kilogramë më pak, si Getinjo, ashtu dhe Mozzik i kanë patur të qarta qëllimet për sa i përket nisjes së karrierës muzikore.
“Puno për ta arritur”, ka qenë ky mesazhi i vëllezërve nëpërmjet fotos së shpërndarë në rrjet. Mozzik duket vërtetë ndryshe, apo jo?