Aksident në magjistralen Prizren – Suharekë, një person në gjendje të rëndë

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në magjistralen Prizren – Suharekë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, ku një person ka marrë lëndime të rënda, raporton Zëri.info.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Ai tha se dyshimet e këtij aksidenti vinë si pasojë e vozitësit të automjetit i cili ka shkaktuar aksidentin ka qenë nën ndikim të alkoolit.

“Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda në magjistralen Prizren – Suharekë, në hyrje të fshatit Korishë në orën 03:00 të mëngjesit. Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Lëndime të rënda ka pësuar vozitësi i cili fillimisht është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, pastaj me rekomandim të mjekëve është dërguar në QKUK në Prishtinë. Lëndime ka pësuar edhe një bashkudhëtar i cili pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi. Dyshohet se vozitësi i automjetit që e ka shkaktuar aksidentin ka qenë në ndikim të alkoolit”, ka treguar Osmanollaj./ZERI