Zyrtare: Dortmundi blen yllin e Juventusit
Borussia Dortmundi ka njoftuar se ka aktivizuar opsionin për blerjen e mesfushorit Emre Can nga Juventusi, transmeton zeri.info
Reprezentuesi gjerman u huazua nga Juventusi te klubi gjerman në fillim të janarit.
Dortmundi pagoi 1 milionë euro për lojtarin derisa kishte opsionin e blerjes për 25 milionë euro.
Can ka shkëlqyer me Dortmundin në 3 paraqitjet e tij te para, derisa ka shënuar edhe një gol të bukur.
Mesfushori ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me klubin gjerman./Zëri