Mourinho jep lajmin e keq për yllin e skuadrës, nuk do të luajë më këtë edicion

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho ka thënë se nuk pret që ylli i skuadrës, Son Heung-min të luajë më gjatë këtij edicioni, transmeton zeri.info

Reprezentuesi i Koresë së Jugut u lëndua në fitoren 3:2 ndaj Aston Villës në fundjavë.

{327681}

27-vjeçari do t’i nënshtrohet një operimi në krahun e tij të thyer gjatë kësaj jave.

“Unë nuk do të llogaris në të për këtë edicion”, ka thënë Mourinho./Zëri