Talenti brazilian shpërthen në lot gjatë konferencës së tij të parë pas nënshkrimit me Real Madridin

Transferimi më i ri i Real Madridit, Reinier Jesus Carvalho nuk arriti dot të përmbahej nga emocionet në konferencën e tij të parë për shtyp si lojtar i gjigantit spanjoll, transmeton zeri.info

Mesfushori 18-vjeçar shpërtheu në lot gjatë konferencës, derisa tha se ai përmbushi ëndrrën e tij me transferimin në “Santiago Bernabeu”.

Përveç tij gjatë prezantimit qanë edhe anëtarët e familjes së tij.

“Është një ëndërr për mua që të luaj për Real Madridin. Kjo ishte një ëndërr për të gjithë familjen e tij. Kjo ka qenë gjithmonë skuadra ime dhe unë do të jap gjithçka.

18-vjeçari u transferua nga Flamengo në Madrid për 26 milionë funte, derisa ka nënshkruar kontratë gjashtë-vjeçare./Zëri