Giroud tregon prapaskenat rreth afatit kalimtar të janarit

Olivier Giroud ka zbuluar se ishte afër largimit nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të dimrit, por tash thotë se do të bëj gjithçka për të qenë pjesë e ekipit të Francës në Kampionatin Evropian të 2020-s, transmeton zeri.info 

Giroud ishte kërkuar nga Interi dhe Lazio gjatë janarit, derisa nuk kishte qenë i kënaqur me minutat e tij në Londër.

“Unë isha afër largimit. Prej mesit të dhjetorit deri në fund të janarit, e gjeta veten mes dy kampeve. Por, prej 1 shkurtit, unë jam kthyer 100% për Chelsean dhe do të jap gjithçka për pjesën e mbetur të edicionit”, u shpreh Giroud.

“Qëllimi im personal momentalisht është të luaj sa më shumë që është e mundshme sepse dua të marr pjesë në Kampionatin e ardhshëm Evropian me Francën”, shtoi ai./Zëri