Yllka sjell poza të reja “hot” nga fotosesioni që ka realizuar për shtatzëni

Yllka sjell poza të reja “hot” nga fotosesioni që ka realizuar për shtatzëni

Këngëtarja nga Gjakova, Yllka Kuqi, e ka konfirmuar shtatzëninë për Shën Valentin në një mënyrë mjaft të veçantë.

Ajo solli një set të ri fotografik, në të cilin u shfaq e mahnitshme përkrah bashkëshortit të saj, Astrit Pallaskës.

Në vazhdën e këtij fotosesioni të realizuar në Kanada, biondja publikoi një tjetër fotografi atraktive.

Ajo shfaqet e mrekullueshme dhe duket se shtatzënia e ka bërë akoma edhe më të bukur.

Ndërkaq, 35-vjeçarja mori komplimente të shumta për dukjen edhe nga miqtë, kolegët e më së shumti nga fansat e saj.

Yllka po ashtu është duke e shijuar këtë periudhë mjaft shumë dhe këtë kohë nuk ka qenë aktive me prurje të reja muzikore.

Kënga e fundit që ka lansuar mban titullin “Qysh ke mujt”, të cilën e solli në tetor të vitit të kaluar. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

ë

A post shared by Yllka Kuqi Artist (@yllkakuqi) on