Kurti e Osmani marrin pjesë në pritjen shtetërore të organizuar nga Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, po marrin pjesë në pritjen shtetërore të organizuar nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Organizimi ka filluar me një minutë heshtje, në nder të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës.