Tyson Fury apo Deontay Wilder? Mike Tyson jep parashikimin e tij

Legjenda e boksit, Mike Tyson ka zbuluar se ai është në përkrahje të plotë të Tyson Furyt për rimeçin e britanikut ndaj Deontay Wilderit, transmeton zeri.info

Fury dhe Wilder do të përballen më 22 shkurt në Las Vegas.

{327337}

“Më pëlqejnë të dy si luftëtarë, ata të dy erdhën nga asgjëja dhe arritën të bëheshin kampionë në pesha të rënda, duhet të respektohet kjo, unë isha në pozicionin e tyre në një kohë”, është shprehur Tyson.

“Në meçin e parë unë po shpresoja për Tyson Furyn. Unë gjithmonë kam bërë pas tij sepse ai është emëruar sipas meje, kjo është gjë e natyrshme për t’u bërë, apo jo?”, ka thënë ai.  

“Unë thjesht uroj më të mirën për Tyson Furyn. Unë jam një tifoz i Tysonit”, shtoi legjenda e boksit./Zëri