Takimi “BE – Krerët e Ballkanit Perëndimor”, Rama mbërrin në Bruksel

Kryeministri Rama ka shpërndarë edhe një video në rrjetet sociale ku pritet nga Presidenti i Këshillit Europain, Charles Michel. Ishte pikërisht ky i fundit i cili disa ditë më parë vendosi datën 16 shkurt për tu mbledhur në një takim joformal me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës të BE-së. Po ashtu në këtë takim priten të jenë edhe Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, si dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Joseph Borrell.

Takimi, që do të zhvillohet në formën e darkës së punës dhe është thirrur në kuadër të përgatitjeve për samitin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet më 6 maj në Zagreb./tch/