Kadri Veseli dhe Sami Lushtaku bëhen bashkë në Drenicë

Ata kanë vizituar familjën e tre dëshmorëve të kombit, Asllan, Milazim e Mehdi Fazliu.

Kështu ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin social, vet Sami Lushtaku, derisa ka publikuar edhe disa fotografi.

Shkrimi i plotë:

Së bashku me kryetarin Kadri Veseli dhe me bashkëluftëtarë nga Prekazi e Drenica, vizituam familjen e tre dëshmorëve të kombit, Asllan, Milazim e Mehdi Fazliu, në Gradicë të Drenasit. Kjo familje fillimisht ka qenë strehë e grupeve të para ilegale të cilat themeluan UÇK-në për të ju bashkangjitur pastaj luftës së lavdishme të UÇK-së.

Asnjëherë nuk do të harrojmë kontributin e familjeve të cilat na kanë strehuar në kohët më të vështira për ne por dhe kanë dhënë bijtë më të mirë të tyre për lirinë e Kosovës.