Plani i Kurtit për të punësuar më shumë gra: Do ta rrisë numrin e çerdheve në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka plan që të rrisë numrin e çerdheve në Kosovë, në mënyrë që femrat të kenë mundësi të punësohen, shkruan Gazeta Metro.

Kështu deklaroi ai në një intervistë për mediumin zviceran ‘Blick’, ku tutje tha se nuk frikësohet nga detyra që ka marrë.

“Qytetarët kanë vënë rregullat e lojës. Tani ka marrë fund. Nuk ka lojë pa rregulla. Nuk kam pse të frikësohem nga detyra. Besimin e kemi nga qytetarët. I kam përzgjedhur 15 ministra, nga ato pesë femra “-shtoi Kurti.

Albin Kurti tha poashtu se do të punoj edhe barazinë gjinore edhe në punësim.

“Do të bëjmë përpjekje tutje që të shtojmë numri e çerdheve në Kosovë. Kështu secila femër do të kishte më shumë mundësi të punonte. Kjo do të kontribuonte edhe në edukimin e brezave të ardhshëm. Aktualisht janë 33 çerdhe, ne do të përpiqemi që këtë numër ta arrijmë në 150”, tha ai në fund