Banorët e Shalës së Bajgorës nesër vazhdojnë protestën në kundërshtim të keqpërdorimeve në Trepçë

Lajmin e ka konfirmuar Arsim Musa, nga Këshilli Organizativ. Protesta nesër vazhdon tek objekti i menaxhmentit të gjigandit metalurgjik Trepça, tek ish-objekti i Fafosit. Protestuesit kanë bërë të ditur disa herë kërkesat e tyre, e ato janë:

-Shkarkimi i Bordit të Trepçës;

-Shkarkimi i drejtorit menaxhues;

-Anulimi i konkursit për rekrutimin e punëtorëve të rinj.