Së shpejti filmi i dytë “P.S. I love you”
Mediat e huaja kanë raportuar se së shpejti do të ketë një vazhdim të filmit “P.S I love you”.
P.S. I Love you, film i 2007-ës, flet për historinë e Holly-it, gruas që merrte çdo ditë një letër nga burri i saj i vdekur, përgjatë një viti.
Të gjitha letrat e dashurisë përfundonin me nënshkrimin, “P.S.I Love You”. Sipas Variety, është marrë e drejta e autores së filmit, Cecelia Ahern dhe së shpejti do të ketë një vazhdim të tij.
Detajet ende nuk janë bërë të ditura përveç asaj se personazhi kryesor, Holly, 7 vite më pas pranon të tregojë historinë e saj në podcast-in e së motres.
Nuk dihet nëse Swank dhe Butler do të jenë aktorët protagonistë.