Ky është arsyetimi i Mezanit pas humbjes nga Drita

Gjilani u mposht sot nga rivali lokal, Drita në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18-të të Superligës së Kosovës, shkruan zeri.info

Gjilani u mposht me shifrat 2:0.

Pas ndeshjes, trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani tha se i vjen keq për humbjen pasi bën një ndeshje të bukur.

“Më vjen keq se kemi bërë një ndeshje të bukur, kemi dominuar në pjesën e parë, por edhe në të dytën kemi kërkuar shumë golin. Futbolli është kështu, fiton ai që gabon më pak. Një neglizhencë në të dy rastet dhe pësuam. Duhet të ishim më të përqëndruar. Tani bëhet më e vështirë, pasi kundërshtarët tanë direkt kanë fituar pikë”, tha Mezani për "Super Sport".