Kështu duket tabela e Superligës së Kosovës pas takimeve të sotme
Sot është mbyllur xhiroja e 18-të e Superligës së Kosovës, shkruan zeri.info
Dita fitoi derbin e madh ndaj Gjilanit me shifrat 2:0.
Ndërkohë, Flamurtari fitoi spektaklin ndaj Trepçës ’89 me shifrat 4:3, kurse Dukagjini dhe Llapi barazuan pa gola.
Me fitoren e sotme Drita ngjitet në pozitën e dytë me 34 pikë, kurse Gjilani mbetet në pozitën e katërt me 32 pikë.
Flamurtari tash ka 22 pikë në vendin e nëntë, 1 më pak sesa Trepça ’89, që zë pozitën e tetë.
Ndërkohë, Llapi ka 25 pikë në pozitën e gjashtë, kurse Dukagjini mbetet në vendin e fundit me 9 pikë./Zëri