Drita, triumfuese në derbin e madh ndaj Gjilanit

Drita ka triumfuar në derbin e madh të Gjilanit, shkruan zeri.info

Drita fitoi ndaj Gjilanit me shifrat 2:0 në një atmosferë të jashtëzakonshme në tribuna.

Ishte Gjilani ai që e nisi më mirë takimin, derisa goditi tri herë shtyllën gjatë pjesës së parë.

Por, pavarësisht rasteve nuk arriti dot ta gjejë portën.

Ndërkohë, në fund të pjesës së parë shtyllën e goditi edhe Drita përmes Namanit.

Sidoqoftë, pjesa e parë u mbyll pa gola.

Ndërkohë, në pjesën e dytë ishte Drita ajo që luajti më mirë dhe shënoi dy gola

Betim Haxhimusa ishte heroi i vendasve me dy gola të shënuar në minutat 65’ dhe 77’.

Në takimet tjera Flamurtari fitoi spektaklin ndaj Trepçës ’89 me shifrat 4:3, kurse Dukagjini dhe Llapi barazuan pa gola.

Drita – Gjilani 2:0

- Përfundon takimi

- Minuta e 77-të, Haxhimusa shënon sërish dhe dyfishon epërsinë e Dritës 

- Minuta e 65-të, Drita kalon në epërsi me anë të Betim Haxhimusës 

- Minuta e 55-të, rast ideal për Dritën, gjuan nga goditja e lirë Xhevdet Shabani por pret Haxhihamza.

- Minuta e 48-të, ndërpritet për 30 sekonda ndeshja pas mjeteve prroteknike të hedhura nga tifozët e Gjilanit.

- Fillon pjesa e dytë

- Mbyllet pjesa e parë

- Minuta e 45+2', Namani i Dritës godet shtyllën

- Minuta e 29-të, Shabani i Dritës lëshon një mundësi të mirë përballë portierit

- Minuta e 27-të, Gjilani godet sërish shtyllën ne anë të Plakut

- Minuta e 22-të, Plaku gjuan rrezikshëm, por mbi portën e Dritës 

- Minuta e 16-të, Kastriot Rexha shënon por Genc Nuza anulon golin pas faullit të shkaktuar në portierin e Gjilanit, Kenan Haxhihamza

- Minuta e katërt, Progni i Gjilanit gjuan fuqishëm nga gjuajtja e lirë, por topi godet transversalen

- Fillon takimi

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Gërbeshi, Limani, Cuculi, Leci, Shabani, Namani, Haxhimusa, Rexha, B.Shabani, Fazliu.

Gjilani: Haxhihamza, Halili, Kastrati, Busic, Plaku, Hajdari, Jonuzi, Frashëri, Useini, Shabani, Progni.

Dukagjini – Llapi 0:0

- Përfundon takimi

- Minuta e 69-të, Milicaj (Dukagjini) shumë afër shënimit

- Fillon pjesa e dytë

- Mbyllet pjesa e parë

- Minuta e nëntë, mysafirët rrezikojnë përmes Veliut, por nuk gjejnë rrjetën

- Fillon takimi 

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Muhaxhiri, Shala, Basri, Milicaj, Palushaj, Memaj, Mustafa, Doshlaku, Mërlaku, Bëseni.

Llapi: Nava, Hoxhaj, Prençi, Hoti, Emini, Ymeri, Ramadani, Zhdrella, Veliu, Osmani, Selmani.

Flamurtari – Trepça ’89 4:3

- Përfundon takimi

- Minuta e 78-të, Gucev rikthen në epërsi Flamurtarin 

- Minuta e 63-të, Engjëll Hoti realizon nga distanca për 3:3

- Minuta e 54-t, Leart Emini realizon nga gjuajtja e lirë për mysafirët

- Fillon pjesa e dytë

- Mbyllet pjesa e parë

- Minuta e 41-të, Trepça '89 mbetet me një lojtar më pak derisa Kaçiku ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë

- Minuta e 40-të, Kelmendi shënon golin e tretë për vendasit pas një gabimi të mysafirëve

- Minuta e 39-të, Zeqaj i Flamurtarit shënon për 2:1

- Minuta e 32-të, mitrovicasit barazojnë shifrat falë golit të Kaçikut

- Minuta e 14-të, Flamurtari kalon në epërsi me anë të Maxhunit 

- Minuta e katërt, Kelmendi i Flamurtarit tenton të gjejë portën, por pa sukses 

- Fillon takimi 

Formacionet zyrtare:

Flamurtari:  Selimaj, Zeqaj, Gucevi, Shala, Bruqi, Lloga, Dumani, Hasanaj, Zeqiri, Maxhuni, Kelmendi.

Trepça '89: Hyseni, Richard, Kaçiku, Emini, Ahmeti, Manaj, Maloku, Jasharaj, Jeanjacques, Piraj, Muja