Vushtrri, sulmohet infermieri
Një infermier në Vushtrri është sulmuar gjatë kryerjes së detyrës së tij.
Në lidhje me këtë rast është arrestuar i dyshuari, i cili, sipas Policisë, është me probleme psikike.
Policia ka bërë të ditur se infermieri kishte shkuar me autoambulancë te shtëpia e të dyshuarit për t’i dhënë tretman mjekësor.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas tretmanit mjekësor në QKUK, në repartin e Psikiatrisë, është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.