Këto janë transferimet e Dritës dhe Gjilanit në afatin kalimtar te dimrit

Sot vëmendja kryesore do të jetë në derbin e zjarrtë të futbollit kosovar Drita – Gjilani, që luhet nga ora 13:00, shkuan zeri.imfo

I madh e i vogël në Anamoravë janë duke folur për takimin në fjalë.

Kjo ndeshje është gjithmonë e rëndësishme, por këtë vit është edhe më e veçantë. Kjo për faktin se këtë sezon të dyja ekipet po luftojnë për titull të kampionit dhe kjo pritet të jetë një përballje që lë mbresë.

Momentalisht Gjilani gjendet para Dritës me një pikë më shumë, 32 në pozitën e dytë, ndërsa Drita renditet e treta.

Ndërkohë, të dy skuadrat kanë pasur një janar mjaft të ngarkuar sa i përket transferimeve.

Drita kishte transferuar Astrit Fazliu, Kastriot Rexhën dhe Almir Ajzerjan,

Ndërsa, kishte larguar Lucas Cardoson, Gilberto Fortunaton, Donat Hasanajn, Sedat Berishën, Leutrim Rexhepin (huazim te Vitia) dhe Albin Krasniqin (huazim te Ferizaj).

Në anën tjetër, Gjilani kishte transferuar Sebino Plakun, Darko Nikaçin dhe Muamer Svrakën.

Gjersa, kishte larguar Qëndrim Dautajn, Bedri Grecën, Arbër Mustafën, Kujtim Dubovën dhe Altin Aliun./Zëri