Abbott: Qeveria e re do të ecë përpara me partnerët ndërkombëtar

Në prag të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott thotë  se do të vazhdojnë të mbështesin pavarësinë e Kosovës duke punuar me qeverinë e re për të cilën thotë se do të ecë përpara me partnerët ndërkombëtarë.

Diplomati britanez thotë për KP, se përgjatë këtyre 12 vjetëve, Kosova ka zhvilluar institucione të pavarura, diçka që për shtetin prej nga ai vjen, thotë se është shumë e rëndësishme.

Nicholas Abbott thotë zhvillimi i institucioneve të pavarura është shumë i rëndësishëm për Mbretërinë e bashkuar, që të vazhdojë të mbështesë Pavarësinë e Kosovës dhe integritetin e qeverisë.

Ambasadori Abbott thotë se ekziston një marrëdhënie e ngushtë në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës që prej ndërhy rjes së forcave ushtarake britaneze 20 vjet më parë në Kosovë.

Por, ajo që vërehet në vazhdimësi është mbështetja që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë Forcën e Sigurisë së Kosovës, përmes të pjesëtarëve të saj.

E ambasadori thotë se bashkëpunimi i tyre me FSK-në tashmë është traditë.

Më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova ka shpallur Pavarësinë e saj, dhe Mbretëria e Bashkuar është prej vendeve të para që e ka njohur atë.