Hakerët sulmojnë faqen e Barcelonës, tallen me Neymarin dhe me klubin
Disa hakerë kanë sulmuar faqen e Barcelonës në rrjetin social “Twitter” dhe janë tallur me Neymarin dhe me klubin, transmeton zeri.info
Kjo nuk është hera e parë që grupi i hakerëve “OurMine” e bën një gjë të tillë.
Mesazhi tyre i parë i postuar në faqen e Barcelonës ishte: “Epo, kjo është hera e dytë, niveli i sigurisë por ende jo më i miri”.
Ndërkohë, mesazhi i dytë i tyre ishte: “Përshëndetje, ne jemi ‘OurMine’. Epo, ne lexuam disa mesazhe private dhe duhet sikur Neymari do të rikthehet këtu”.
Barcelona më pas riktheu situatën nën kontroll brenda një ore./Zëri