17-vjeçare gjendet e vdekur në dhomën e prindërve
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të shtunë në Montefiascone, në provincën e Viterbo, ku e reja shqiptare e quajtur Aurora Grazini vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç, u gjet e vdekur në shtratin e prindërve.
Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm pak orë pasi ajo la ambientet e spitalit Belcolle pasi kishte shkuar për shkak se nuk ndihej mirë. Megjithëse familjarët kanë njoftuar menjëherë ambulancën, ndërhyrja ka qenë tepër vonë pasi 17-vjeçarja kishte ndërruar jetë.
Ndërkohë vdekja misterioze e 17-vjeçares ka bërë që Policia dhe Prokurori Publik i Viterbo të nisin hetimet për të zbardhur të plota shkaqet e vdekjes së saj. Trupi i vajzës është dërguar në morg dhe është vënë në dispozicion të mjekëve ligjor për të kryer ekspertizën