Thaçi deputetes Kollçaku: Etiketimet e tilla për UÇK-në, i kemi dëgjuar vetëm në Beograd dhe në Moskë

Presidenti Thaçi ka reaguar ashpër ndaj një statusi të deputetës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ku kishte thënë se Kurti nuk është i korruptuar, nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së.

“Nuk kam menduar, e lëre besuar, se do të vijë dita që një deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës të thotë me krekosje se Kryeministri i tashëm i Kosovës në përballje me Serbinë është më i fortë sepse “nuk ka dosje kriminale të UÇK-së”, ka shkruar Thaçi.

“Albin Kurti është Kryeministri më i rrezikshëm për Serbinë që nga mbarimi i Luftës në Kosovë. Kurti nuk është i korruptuar, nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së. Ndërkombëtarët nuk kanë fakte ta kushtëzojnë me asgjë, është njohës perfekt i gjuhës angleze, truri i tij është i shpejtë sikur kompjuteri, intelegjenca e tij e ngritur në kulminacion, mban në mend shumë shifra dhe data”, kishte shkruar Mulhaxha Kollçaku.

Këto janë postimet e plota të tyre: