Kate Middleton tregon se çfarë dëshiron që fëmijët e saj të mbajnë mend për fëmijërinë e tyre
Në një interviste, ajo ndau disa detaje që dëshiron që fëmijët e saj Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis të mbajnë mend për fëmijërinë e tyre, shkruan Indeksonline.
Ajo tha se doja që të kujtojnë momente me mua si nënë, por edhe me familjen duke shkuar në plazh, duke u largur, duke i mbushur çizmet tona më ujë.
Më tutje Kate vazhdoi se nuk dëshiron të kujtojë gjëra stresuese të familjes.
Kate gjithashtu kujtoi fëmijërinë e saj, ku u rrit në një fshat anglez.
“Kam pasur një fëmijëri shumë të lumtur. Unë jam shumë me fat, kam ardhur nga një familje shumë e fortë”, tha Kate.
Ajo tha se prindërit e saj ishin të përkushtuar për fëmijët e tyre.
Princesha u rrit së bashku me motrën Pippa dhe vëllanë James.
“Mbaj mend nga fëmijëria ime duke bërë gjëra të thjeshta, duke u shëtitur së bashku, dhe kjo është ajo që përpiqem të bëj për fëmijët e mi”, shtoi Kate.