Peja i kthehet trofeve, fiton Kupën e Kosovës pas triumfit në finale ndaj Yllit

Klubi pejan ka arritur t’i kthehet triumfeve në basketbollin e Kosovës pas një ‘agjërimi’ disa-vjeçar.

Nën një atmosferë të zjarrtë në palestrën “Mizair Isma” në Rahovec, “Shqiponjat” kanë triumfuar ndaj “Xhebrailave”. 

Çereku i parë i ndeshjes tregoi se Peja ka hyrë në finale për të fituar duke arritur të triumfojë me rezultat të thellë 26:9.

Në çerekun e dytë, Ylli u kthye në lojë duke fituar me rezultat të ngushtë 22:21, ndërsa skuadrat shkuan në pushim pranë rezultatit 47:31.

Në pjesën e dytë, skuadra nga Suhareka u mundua ta kthejë rezultatin për të provuar trofeun e Kupës, pasi triumfoi në çerekun e tretë 20:10 dhe qoi rezultatin pas 30 minutave në 57:51 në të mirë të Pejës.

Megjithatë, pejanët treguan forcën e vërtetë në periodën e fundit duke triumfuar me rezultat 22:13 apo me rezultat përfundimtar 79:64 dhe duke u bërë fitues të Kupës së Kosovës.

Lojtarët më të dalluar në këtë finale ishin Nigel Jonson me 20 pikë e 11 asistime te Peja, ndërsa te Ylli shkëlqeu Semir Zekiqi me 22 pikë e një kërcim.