Paralajmërohet hetim dhe procedurë disiplinore ndaj Tomë Gashit
Nauf Hasani nga dega në Prishtinë e odës së avokatëve, përmes një postimi në Facebook ka thënë se sjellja e Gashit ishte e papranueshme dhe johumane, shkruan lajmi.net.
Ai i ka përkujtuar Gashit se kërkimi i lëmoshës nuk është i ndaluar me ligj në Kosovë.
Ata kanëPostimi i plotë: paralajmëruar procedurë diciplinore ndaj Tomë Gashit.
Dega e Prishtinës, e Odës së Avokatëve të Kosovës, e konsideron të papranueshme dhe johumane sjelljen e anëtarit të saj, avokatit Tomë Gashi. Kërkimi i lëmoshës nuk është i ndaluar me ligj. Organet kompetente shtetërore janë ato që merren me lypësit dhe me këdo tjetër që cenon rendin dhe qetësinë publike dhe askush s’ka të drejtë t’i poshtëroj ata duke i shqelmuar gjë sendet e tyre. Sjellje të tilla nga avokatët dëmtojnë nderin dhe imazhin e avokatisë dhe janë qartësisht në kundërshtim me Kodin e Etikës të Avokatëve. Pa dashur të paragjykoj, Organet e OAKsë lidhur me këtë rast, duhet të zhvillojnë hetime përkatëse dhe nëse ka arsye të bazuar, të filloj procedurën disiplinore ndaj avokatit në fjalë.