Feston edhe Shqipëria, Tirana mbushet me ngjyrat e flamurit të Kosovës
Tirana është mbuluar me flamurin e Kosovës në prag të shënimit të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, që do të festohet me 17 shkurt.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar në Twitter disa fotografi nga qyteti i bukur i Tiranës, ku shihet godina e bashkisë e mbuluar me një flamur gjigant të Kosovës.
Si rrallë herë, kryeqyteti shqiptar, Tirana, po frymon kosovare.
Ndërsa Veliaj ka shkruar, kartolinë me dashuri nga Bashkia Tiranë.