Takim historik mes ministrave të Punëve të Jashtme të Kinës dhe Vatikanit

Dy shtetet nuk kishin më marrëdhënie diplomatike që prej vitit 1951, për shkak të mosmarrëveshjeve tregtare ndërkohë që Pekini është i vëmendshëm për çdo influencë fetare të huaj në territorin e tij.

Ministri kinez i Punëve të Jashtme, Wang Yi dhe homologu Paul Gallagher u takuan sot në Mynih, në kuadër të Konferencës për Sigurinë”, theksoi sot e Përditshmja e Popullit, organ i Partisë Komuniste kineze, në pushtet.