Shala: Nevojitet ristrukturimi i brendshëm i PK-së

Ndonëse janë të thirrur ta mbrojnë ligjin dhe sigurinë në vend, një numër i madh i zyrtarëve policorë janë nën llupëne Departament të Hetimeve brenda Inspektoratit Policor të Kosovës. 504 ankesa ose 35% të numrit të përgjithshëm tëtyre janë proceduar në këtë drejtori për hetim, teksa pjesa tjetër, ose 65% e ankesave, janë të proceduara në Policinë e Kosovës e që kryesisht kanë të bëjnë me çështje disiplinore, shkruan sot gazeta "Zëri".

Drizan Shala, njohës i çështjeve të sigurisë, i ka thënëgazetës se duke u bazuar në raportin zyrtar për vitin paraprak, rreth 150 zyrtarëve policorë u është ndërprerëkontrata e punës.

“Nëse bazohemi në raportin zyrtar mbivitin 2019, IPK-ja ka ngritur mbi 41 kallëzime penale pranë prokurorive kompetente për zyrtarë policorë, teksa sipas të dhënave nga Policia e Kosovës rreth 150 zyrtarëve policorë në Kosovë u është ndërprerë kontrata e punës gjatë kësaj periudhe. Nga numri total prej 1030 lëndëve/ankesave, 679 ankesa janë dërguar në Policinë e Kosovës për hetim disiplinor, ndërsa 351 ankesa janë proceduar në Departamentin e Hetimeve në IPK”, ka thënë ai. 

Arrestimi i zyrtarëve policorë, duke përfshirë edhe ata tëDrejtorisë së Krimeve Ekonomike, sipas Shalës, ka dëshmuar se ka një keqmenaxhim të nivelit të lartë në PK. 

"Nëse merret për bazë edhe fakti që në fillim të vitit 2020kemi policë të arrestuar e kësaj radhe nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike Rajonale, kjo po e dëshmon që kemi keqmenaxhim nga niveli i lartë policor dhe është tejet shqetësues ky fakt për besueshmërinë e Policisë së Kosovës në synimet e saj për të qenë pjesë e strukturave ndërkombëtare, siç është INTERPOL-i”, ka thënë ndër tëtjera Shala. 

Analisti Drizan Shala e sheh të nevojshme që Qeveria tëndërmarrë hapa për sigurinë në vend e në veçanti për PK-në, duke mos e përjashtuar kështu edhe ristrukturimin e brendshëm të institucionit.

“Është mirë që qeveria t’i shpalosë në formë të shkruar pikat orientuese për sigurinë e në veçanti për PK-në dhe kështu të rifillojë një ristrukturim të brendshëm, duke eliminuar struktura, të cilat mund të shkrihen në njësi ekzistuese dhe të mos kemi strukturë sa për të pasur strukturë për t’i akomoduar gradat e larta, që i kemi brenda PK-së”, ka thënë ai.

Në ndërkohë Shala theksoi se duhet të procedohet ligji për pensionim të parakohshëm, në mënyrë që të ulet edhe vjetërsia e moshës mesatare në PK. 

“Njëherësh për të ngritur efikasitetin brenda kësaj strukture është jetike që menaxhmenti i lartë politik në MPB/MAP të procedojë me ligjin për pensionim të parakohshëm dhe kështu në kuadër të PK-së të ulet vjetërsia e moshës mesatare nën 30 vjeç, e cila tani është mbi 40 vjeç. 

Shala theksoi se për të ruajtur besueshmërinë dhe funksionalitetin e PK-së në rast nevoje duhet të aplikohet edhe vetingu si njëra ndër praktikat më të mira.

 “Por mbi gjitha, nëse nga 351 ankesa sa janë proceduar në Departamentin e Hetimeve në IPK të analizohet se a kanë pasur këta zyrtarë qasje në klasifikimin e dokumentacioneve sipas ligjit në fuqi, është mirë të rifillojë procesi i lejeve të sigurisë (vetingu) dhe të gjithë zyrtarët e PK-së të hyjnë çdo tre vjet në ketë proces e jo siç është praktika deri më tani. Në këtë rast mënyrë ruhet besueshmëria dhe funksionaliteti i PK-së”, ka thënë ai. /Zëri