Hoti takohet me diplomatë gjermanë, bisedojnë për mbështetjen ndaj Kosovës

Ai ka thënë se sot ishte takuar me deputetët nga Bundestagu Gjerman dhe CDU,  Peter Beyer dhe Christian Schmidt, si dhe me zyrtarë nga kabineti i Kancelares Merkel,ku  biseduan për rolin e Gjermanisë dhe mbështetjen për Kosovën dhe Qeverinë e re.

“I falënderova për ftesën e Kancelares bërë Qeverisë së Kosovës për ta vizituar Berlinin. Së shpejti do të takohemi në vizitë zyrtare në Berlin për të thelluar bashkëpunimin tonë”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.