Thaçi diskuton me senatorin amerikan për hapat e rradhës në dialogun me Serbinë

Përmes një postimi në Twitter, Thaçi ka thënë se me Johnson kanë diskutuar për hapat e ardhshëm në dialogun me Serbinë.

Ai është shprehur i lumtur me përkrahjen e deritanishme që SHBA-të i kanë dhënë Kosovës.

“Diskutim i këndshëm me Senatorin Ron Johnson për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës si dhe hapat e ardhshëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Falënderues për mbështetjen dypartiake të SHBA-ve ndaj Kosovës”, ka shkruar presidenti.