Remzi Ejupi e shijon nga afër garën e madhe të skijimit në Slloveni ku garoi edhe gruaja e Valon Behramit

Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi është duke e ndjekur nga afër "Audi FIS Ski World Cup" që po mbahen në Kransjka Gora në Slloveni, shkruan Zëri.info.

Ejupi së bashku me disa afaristë nga Kosova e ka ndjekur nga afër edhe garën në të cilën ka marrë pjesë gruaja e Valon Behramit, Lara Gut-Behrami e cila arriti të zë pozitën e 14-të.

Ejupi që është pronar edhe i kompanisë së fluturimeve "Eurokoha" ka miqësi të ngushtë me familjen Behrami.

Kësaj gare vëmendje të madhe i ka kushtuar edhe prestigjiozja zvicerane “Blick” e cila e ka cilësuar si një garë tejet të bukur për t’u ndjekur. /Zëri.info