Keq e më keq për Werderin e Rashicës, e pabesueshme se në cilën pozitë në tabelë gjendet

Për Werder Bremenin ndeshja ndaj Leipzigut ishte shumë e rëndësishme pasi pozita në tabelë nuk është aspak e mirë dhe i duheshin pikë. Megjithatë, kjo skuadër jo që mori pikë por edhe u fundos e tëra, shkruan Zëri.info.


Werderi pësoi humbje me rezultat 3:0 për të rënë në pozitën e fundit në tabelë me vetëm 17 pikë.

Ylli i Kosovës, Milot Rashica edhe në këtë ndeshje luajti titullar.

Në takimet tjera nuk pati rezultate befasuese, derisa Dusseldorfi i Valon Berishës luan sot nga ora 18:30 ku ndeshet me Monchengladbachun. /Zëri.info