VAR-i shpëton Barcelonan
Skuadra e Lionel Messit, Barcelona ka pësuar gol në fushën e veta ndaj Getafes por që ka qenë VAR-i ai që e ka anuluar, shkruan Zëri.info
Ishte Allan Nyom ai që shënoi por u anulua pasi ishte i parregullt. Ishte sulmuesi i Getafes ai që fillimisht kishte bërë ndërhyrje të palejuar në mbrojtësin Umtiti, ndërhyrje kjo që u konfirmua përmes VAR-it dhe goli u anulua
Rezultatin vazhdon të mbetet 0:0. /Zëri.info