Ballkani shkëlqeu, Munishi befason me deklaratën e tij
Ballkani e ka nisur bindshëm stinorin pranverorë duke e mposhtur lehtë dhe bindëshëm Drenicën me rezultat 3:0, shkruan Zëri.info.
Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi pas ndeshjes është parë i lumtur me fitoren.
“Jam i kënaqur me paraqitjen, patëm një pjesë të parë të mirë kurse kundërshtari e bëri këtë në pjesën e dytë. Goli i tretë erdhi me vonesë, mirëpo Drenica sot ka luajtur mjaft mirë dhe nuk korrespondon me rezultatin 3:0. Ne kemi një ekip që luan mirë në fazën e mbrojtjes, por pos fitores kam marr shumë informata për ekipin tim në mënyrë që në ndeshjet e radhës mos të përsërisim gabimet që kemi bërë”, ka thënë Munishi për supersport. /Zëri.info