Bekim Isufi largohet nga Ferizaj?
Ferizaj nuk e ka nisur mirë kampionatin duke barazuar në fushën e vetë përballë Feronikelit 1:1 dhe duket se ky rezultat nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të Ferizajt, Bekim Isufi, shkruan Zëri.info.
Ai pas ndeshjes ka thënë se do ta shqyrtojë mundësin e largimit, pasi kushtet në klub nuk janë të mira.
“"Nëse nuk ka organizim do të largohem. Nuk mund të qëndrojë në këtë gjendje. Për hir te korrektësisë kam dashur që të qëndrojë edhe në këtë ndeshje që mos t'i lë lojtarët. Jam larguar shtatë futbollistë kanë ardhur vetëm dy. Nuk ka kushte për t'i arritur objektivat", ka thënë Bekim Isufi për supersport pas ndeshjes me Feronikelin.
Aktualisht Ferizaj është në pozitën e 10 me 19 pikë në tabelë dhe e ka shumë të vështirë mbijetesën. /Zëri.info